Mustafa e konsideron jo zyrtare letrën e Kurtit
BKT
Lajme

Mustafa e konsideron jo zyrtare letrën e Kurtit

Kreu i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me letrën që Vetëvendosje ia dërgoi kësaj të pares ku refuzoi zyrtarisht propozimin që LDK-ja ia ka bërë dje.

Sipas Mustafës kjo letër nuk është zyrtare.

“Nuk e konsideroj këtë zyrtare dhe që është përgjigje zyrtare. Është një letër, kështu me cilësime që nuk janë shumë zyrtare”.

“Ajo qe mund t’ju them është qe jemi të interesuar të përfundojmë këtë proces, të gjejmë rrugë për marrëveshje, në mënyrë qe të themelohen institucionet dhe të mos vazhdojë akoma kjo agoni”


MË SHUME NGA Lajme