16:24 / 16.01.2020
Drita përforcohet me Almir Ajzerajn
Almir Ajzeraj është përforcimi më i ri i KF “Drita” në afatin kalimtar të dimrit. Për “Intelektualët” ky është përforcimi i tretë, pasi më parë kishin afruar në skuadër Astrit Fazliun dhe Kastriot Rexhën.
Ish-kampionët e vendit arritën marrëveshje me sulmuesin e talentuar 22-vjeçar për dy vite e gjysmë, teksa lajmi i zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”. Ajzeraj së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës, por ish-anëtari i Kombëtares U21 të Kosovës nuk gjeti hapësirat e nevojshme në formacionin e korçarëve, prandaj vendosi që të rikthehet sërish në kampionatin vendor. Ai më herët ka luajtur edhe për Flamurtarin dhe Ballkanin.























