Dëshmitari: Brukseli presion Shwndiman-it për aktakuza për Speciale
Çdo ditë e më shumë po dalin prapaskenat dhe presionet politike të qarqeve të larta të mekanizmave ndërkombëtarë për aktakuzat për Gjykatën Speciale.
Një zyrtarë i lartë i BE-së emrin për arsye etike nuk dëshirojmë t'ia zbulojmë, në dëshminë e tij në rastin e procesit gjyqësor të ish gjyqtarit të EULEX, Malcolm Simons ,ka deklaruar në gjykatë edhe për presionin nga Brukseli për të ngritur aktakuza ndaj profileve të larta për Dhomat e Specializuara.
Ai përmend një rast por nuk tregon se për kë bëhet fjalë, ku Brukseli ka bërë presion për të ngritur aktakuzë. “Ka pasur shumë pakënaqësi në Bruksel sepse Prokurori Special i Dhomave të Specializuara të Kosovës, David Schwendiman, nuk ka ngritur një aktakuzë. Ai ka pasur një presion të madh nga Brukseli për të ngritur një aktakuzë të radhës, kryesisht, për të ruajtur kredibilittetin e Dhomave të Specializuara. Zyrtarët e lartë të BE-së nuk e kanë mbajtur sekret nga autoritetet e SHBA-së se ata kanë qenë të zhgënjyer se Schëendiman ka dështuar që të ngrise një aktakuzë. Një zyrtar i lartë i BE-së më ka thënë, në qoftë se Schëendiman nuk e ngrit një aktakuzë brenda gjashtë muajve pozita e tij do të jetë e pambrojtur. Në fakt, Shtetet Anëtare po ashtu e kanë pasur në medyshje vazhdimin e qëndrueshëm e Dhomave të Specializuara duke pasur parasysh mungesën e përparimit dhe po ashtu shpenzimet e mëdha e taksapaguesve të BE-së. Zyrtarët e BE-së si duket nuk kanë pasur konsideratë për sundimin e ligjit apo pavarësinë e rolit të Prokurorit. Kërkesat nga Brukseli për të ngritur një aktakuzë në masë të konsiderueshme e nënvlerësojnë pavarësinë e prokurorisë dhe paraqesin një pyetje serioze për besueshmërinë e Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai. Sipas këtij dëshmitari, për Brukselin ishte me rëndësi të ketë sa më shumë aktakuza.
“Suksesi i Dhomave të Specializuara është jetësore për besueshmërinë e politikave të jashtme të BE-së. BE-ja suksesin e saj e mat me numrin e denimeve”, ka thënë ky zyrtar i lartë i BE-së në dëshminë e tij.























