Kuçi: Shtetin duhet dashur
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se shteti duhet dashur dhe se Kosova është një shtet që funksionon si shtetet e rajonit.
Duke folur “n’Kuvend” te RTK, ai ka theksuar se shteti i Kosovës duhet të jetë si shtetet e Unionit Evropian.
“Puna e parë e çdo populli është da dojë shtetin. Shteti i Kosovës është shtet i suksesshëm dhe që funksionon si shtetet e tjera të rajonit, me premisa të mira të qëndrueshmërisë së tij po edhe me një perspektivë që të jetë shtet edhe më i konsoliduar. Nëse më pyet dikush se si duhet të jetë Kosova, do të thoja se si ato të Unionit Evropian”, ka thënë Kuçi.
Ai ka folur edhe për atë se si e sheh partinë ku është nënkryetar.
“PDK-ja gjithmonë duhet t’i ketë katër shtresa. Shtresa e parë njerëzit që identifikohen me sakrificën. ADN-ja e PDK-së është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. E dyta, nuk mund të injorohen themeluesit. E treta, shtresa intelektuale. Dhe e katërta, të rinjtë”, ka thënë Kuçi.
Ai ka theksuar se PDK gjithashtu po punon për rritjen e ndikimit të gruas në vendimarrjen e saj.























