Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Eqrem Zenelaj profesor i të drejtës ndërkombëtare publike, i cili do të flasë për simpoziumin shkencor "Skënderbeu në dokumentet e panjohura arkivore të vendeve të huaja".
Për projektin Montesori në Fakultetin e Edukimit në UP, do të flasin të ftuarit Rainer Voelkel, drejtor i shoqatës Montesori në Wisbaden të Gjermanisë, Majlinda Gjelaj, prodekane për mësim në Fakultetin e Edukimit dhe Arbenita Basha, drejtoreshë e kopshtit " Shkronjat".
Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Fatos Hoxha, këngëtar i cili do të flasë më shumë rreth videoklipit të ri "Ti nuk je".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























