Thaçi: Populli shqiptar jeton me heroizmin e Skënderbeut
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë.
Ai në përvjetorin e shuarjes së Skënderbeut ka shkruar se plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.
Postimi i plotë:
Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij. HTH























