"Do të ishte naivitet të mendohej se me lehtësi do bëhej koalicioni"
BKT
Lajme

"Do të ishte naivitet të mendohej se me lehtësi do bëhej koalicioni"

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se ishte naivitet të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se krejt këto vështirësi po ndodhin sepse shteti është i kapur.

“Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendosë një shtet i kapur. Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër”, ka shkruar Manxhuka, në një reagim në Facebook.

Megjithatë, zyrtarët e Vetëvendosjes përfshirë liderin e saj, Albin Kurti vazhdimisht kishin thënë se koalicioni do të ndërtohej shpejt. Madje, Kurti një ditë pas zgjedhjeve kishte thënë se koalicioni do të nënshkruhet më së largu 100 orë pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.


MË SHUME NGA Lajme