Cakaj: Shqiprim Arifi më meritori për bashkimin e shqiptarëve

Cakaj: Shqiprim Arifi më meritori për bashkimin e shqiptarëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqiprisë në detyrë, Gent Cakaj në një postim të vetin ka treguar dhe falemnderuar gjithë klasën politike të Luginës së Preshevës për marrëveshjen e përbashkët. 

Ai në vecanti ka theksuar se më meritori për këtë ështe kryetari aktual i Preshevës Shqiprim Arifi

Lexojeni postimin e plote:

Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake !


MË SHUME NGA Aktuale