Specialja, shoqata “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me Konjufcën

Specialja, shoqata “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me Konjufcën

Kryetarja e shoqatës nga Klina “Familja dhe Shpresa’, Zana Bytyçi-Geci sot ka kërkuar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, për t’i dorëzuar atij kërkesën, tash edhe në cilësinë e kreut të Kuvendit, për plotësimin e ligjit për gjykatën speciale për krimet e luftës në Kosovë.

Zana Bytyqi-Geci shkruan në letrën publike se meqë pozita e Konjufcës tash ka ndryshuar ai mund të iniciojë aty në Kuvend kërkesën për plotësimin e ligjit të gushtit të vitit 2015, në mënyrë që gjykata në fjalë të merret edhe me krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë e t’i ndëshkojë vrasësit serbë për krimet e bëra gjatë luftës së viteve 1998-1999. 

Bytyqi-Geci në letër thotë se delegacioni i shoqatës ka edhe shumë çështje të tjera për të biseduar dhe kërkuar nga Konjufca në pozitën e tij të re institucionale dhe nga partia e së cilës ai është anëtar që ndërlidhen me krimet e Serbisë, por se ato do të t’ia bëjnë sy-me-sy në takimin e kërkuar.


MË SHUME NGA Aktuale