VIDEO- Shala: Kosova ka potencial për investime në fushën e teknologjisë
Të rinjtë kanë vullnet që të merren me teknologjinë, kanë interesim dhe ky është një potencial që ne duhet ta profilizojmë .Kështu tha sot në RTK ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Muzafer Shala.
Shala tha se duhet t’i forcojmë talentet në mënyrë që të rinjtë tanë të jenë në trend me atë se çka po kërkohet në tregun global të punës.
“Potenciali për investime në fushën e teknologjisë aktualisht është eksporti me bilancin pozitiv në fushën e shërbimeve. Ne jemi shumë afër me Evropën Perëndimore edhe ata kanë nevojë, është kërkesë kështu që ne duhet ta zëmë këtë hap për ofrimin e shërbimeve. Paralel me këtë duhet t’i forcojmë talentet në mënyrë që të rinjtë tanë të jenë në trend me tregun global të punës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë" në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Shala tha se Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë ka ndërmarrë disa hapa në mbështetje të talenteve të rijnë .
“Kemi ndërmarrë disa hapa sidomos te pjesa e startapeve, te pjesa e investimit nëpër shkolla të mesme me laboratoere të ndryshme.Ne kemi pasur qasje që të sjellim kompani të huaja në Kosovë dhe njërën anë që ta forcojmë talentin, kjo e ndalon edhe migrimin masiv të të rinjve “, tha ai.
Sipas tij, ka pas një interesim të kompanive të huaja që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kompanitë aktuale këtu.
“Problemin më të madh kompanitë në Kosovë e kanë te kuadrot, ne kemi qenë të interesuar në përgatitjen e talenteve të rijnë në mënyrë që t’i ndihmojmë këto kompani me kuadro“, tha ai.
Shala tha se Ministria e Inovacionit duhet të qëndroj pasi që kjo është me interes për punën e të rinjve.
Për më shumë ndiqni videon e plotë:























