Ky është dekreti i presidentit Thaçi për mandatarin
BKT
Lajme

Ky është dekreti i presidentit Thaçi për mandatarin

Albin Kurti nuk i shkoi në zyre, por Hashim Thaçi e ka dekretuar vendimin për të mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Presidenti i vendit ka thënë se pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për kryeministër e ka dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.

Ai ka postuar edhe dokumentin në të cilin ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për të formuar qeverinë e re, derisa theksohet se për të bërë këtë ka 15 ditë afat.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti jo më vonë se 15 ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit”, thuhet në pikën e dytë dhe të fundit të këtij dokumenti.

 


MË SHUME NGA Lajme