Të mirat shëndetësore të çajit

Të mirat shëndetësore të çajit

Çaji ka qenë një pije e rëndësishme për mijëra vjet dhe ka qenë pjesë e kulturës në vende të ndryshme të botë botës duke u përdorur si pije kryesore e ceremonive të shumta.

Por çaji nuk vlerësohet vetëm për shijen e saj të mirë. Çaji gjithashtu ofron përfitime të shumta shëndetësore.

Këto janë disa nga vetitë shëndetësore që ka :

Rënien në peshë

Studime të shumta lidhin konsumimin e çajit jeshil me rënien  në peshë dhe në pakësimin e dhjamit në zonën e barkut.

Ulë tensionin e gjakut

Konsumimi tre herë në ditë i çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Ndihmon veprimtarinë në moshat e vjetra

Pirja e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë për një veprimtari më të mirë në moshë të madhe dmth mund të mos keni nevojë për ndihmë aktivitetet e përditshme si veshja apo larja.

Mund të tkurrë tumorët

Një studim ka zbuluar se një përbërës në çajin jeshil, kur aplikohet në tumor, e tkurrë atë.

Pakëson mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Përshkak të antioskidantëve që gjenden në çaj, pirja e tre apo më shumë gotave në ditë mund të ndikojë në një ulje të mundësisë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.