Domatet ‘ilaç’ i duhur ndaj sëmundjes shumë të përhapur

Domatet ‘ilaç’ i duhur ndaj sëmundjes shumë të përhapur

Përveç shijes, ato shërbejnë edhe si ilaç. Rezultatet e një studimi të ri tregojnë që domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut, sipas së cilit kjo perime pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit.

Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre.

Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj.