“Këpuca e Artë”, Ciro Immobile “mbret” i golit në Evropë
BKT
Sport

“Këpuca e Artë”, Ciro Immobile “mbret” i golit në Evropë

Ciro Immobile është “mbreti” i “bomberave” europianë. Sulmuesi i Lazios, falë tregolëshit të shënuar kundër Sampdorias, është ngjitur në kuotën e 46 pikëve në klasifikimin e atyre që aspirojnë për “Këpucën e Artë”.

Ai ka shënuar 23 gola në Serinë (çdo gol e ka koeficientin 2), duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayernit të Mynihu, që është ndalur në kuotën e 20 golave në Bundesligë (40 pikë), aq sa ka shënuar edhe Timo Werner i Leipzigut. Jamie Vardy i Leicester City-t është i katërti me 17 gola.

Seria A ka të tjerë kandidatë për “Këpucën e Artë”: Cristiano Ronaldon, që më dygolëshin ndaj Parmës (16 gola në total) ka grumbulluar deri tani 32 pikë, dhe Romelu Lukakun me 28 pikë (14 gola).

Sa sulmuesi i Interit ka shënuar edhe Lionel Messi, që edhe pse ka shënuar shumë më pak se Immobile (9 më pak), mbetet i paparashikueshëm për pjesën e dytë të sezonit.