22:25 / 20.01.2020
Kajtazi: Keqkuptimi i ndarjes së roleve pengoi marrëveshjen me VV-në
Deputeja e LDK-së, Lirie Kajtazi, ka thënë se keqkuptimi ndarjes së përgjegjësisë ka penguar deri më tash arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Ajo ka folur kështu në emsionin “Debat” në RTK.
“Në të keqkuptuarit e ndarjes së roleve. Diferenca është jashtëzakonisht e vogël. Fituesi e merr kryeministrin, por edhe ne kërkojmë që të marrim hisen që na takon”, ka thënë ajo. “Të ndahet hisja ashtu siç na kanë dhënë qytetarët”.
Ajo ka thënë se nuk e ka votuar Konjufcën për arsye se ka dëshuar që gjërat me Vetëvendosjen të shkojnë deri në fund me marrëveshje.























