Ky është programi i sotëm në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Mensur Sejdiu, anëtar i Bordit të të diplomuarve në Turqi i cili do të flasë për bursat e studimit në Universitetet Publike në Turqi.
Për sfidat, investimet e prodhimit vendor si dhe për konsumimin e produkteve vendore do të flasë i ftuari Burim Piraj, pronar i fabrikës “Meka".
Në një lidhje direkte nga Shtëpija e Presidetit në Velani do të jetë Akademik Sabri Hamiti bashkëveprimtar i Presidentit Rugova, i cili flet për përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























