10:01 / 21.01.2020
Beqiri: Rugova ishte dhuratë e madhe nga Zoti për ta bërë Shtetin e Kosovës
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të Rugovës, Beqiri tha se ishte dhuratë nga Zoti që na e dha, për ta bërë dhe drejtuar për shumë vite shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:
14 vite pa të pazëvendsueshmin
Presidentin Historik të Kosovës
Dr.Ibrahim Rugova.
Ishte dhuratë e madhe nga zoti që na e dha, për ta bërë dhe drejtuar për shumë vite Shtetin e Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.























