Dëshironi vetulla të formësuara? Ndiqni këta pesë hapa
Shumica e femrave me siguri nuk kanë menduar që për dukjen “komplete” dhe të përsosur rol vendimtar kanë vetullat e formësuara bukur, jo make-up-i.
Prandaj, para se të filloni të vendosni grimin, është e nevojshme të formësoni vetullat sipas linjave të fytyrës. Ja si ta bëni këtë me disa veprime:
Para së gjithash, duhet të jenë patjetër qimet të ndukura midis vetullave (në rrënjë të hundës).
Vetullat do të duhej t’i filloni mbi këndin e brendshëm të syrit.
Qimet e çrregullta, të cilat rriten nën formën natyrore të vetullave, duhet t’i eliminoni.
Pika më e lartë e vetullave do të duhet të jetë diç pak më larg nga mesi i syrit, në drejtim të këndit të jashtëm.
Fundi i vetullave është pika e cila arrihet me tërheqjen e linjës së drejtë të imagjinuar nga rrënja e vrimave të hundës deri te këndi i jashtëm i syrit.
Vetullat ndukni në drejtim të rritjes së qimeve. Për të shmangur rritjen e qimeve, qitni tonik për fytyrë apo ndonjë mjet tjetër për mbyllje të poreve.
Do të jetë e dëshirueshme që tërë procesin e ndukjes së vetullave ta bëni disa orë para se të qitni grimin (apo një ditë më parë).























