Thaçi: Politika paqësore, vlerë e përhershme e trashëgimisë së Rugovës
BKT
Lajme

Thaçi: Politika paqësore, vlerë e përhershme e trashëgimisë së Rugovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e vdekjes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka nderuar kontributin e madh të ish-presidentit Rugova drejtë lirisë dhe pavarësisë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova.


MË SHUME NGA Lajme