11:04 / 21.01.2020
LDK me homazhe tek varri i Rugovës, 14 vite pas vdekjes
Sot shënohet 14 vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Me këtë rast përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i tij.
Nënkryetarë, sekretare e anëtarë të shumtë u bën bashkë që të nderojnë kujtimin e Rugovës edhe sot, 14 vite pas largimit nga jeta.
Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu deklaroi se Rugova kujtohet si arkitekt i lirisë dhe pavarësisë me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën.























