Katër librat që do ju bëjnë të harroni të flini gjumë
BKT
Lifestyle

Katër librat që do ju bëjnë të harroni të flini gjumë

Ekzistojnë disa libra që na magjepsin aq shumë saqë nuk na intereson të flemë as të hamë madje.

Këto janë një listë e librave të cilët janë të pashmangshëm:

George R. R. Martin — ’A Song of Ice and Fire: A Game of Thrones’– Kjo novelë nuk ka nevojë për hyrje. Të gjithë gati kanë shikuar serialin me po të njëjtin emër, ose së paku kanë dëgjuar për të. Ngjarjet zënë end në kontinentin e ëestereos, ku personazhet janë të përfshirë në luftë për fron. Intriga mbretërore, konspiracione, do lexoni gjatë gjithë novelës.

Gillian Flynn — ’Gone Girl’– Një çift vendos të festojë përvjetorin e martesës, por papritur një nga heronjtë zhduket. Këtu edhe fillon lufta e përgjakshme në tërë shtëpinë. Të gjitha faktet tregojnë se burri ka vrarë gruan, por a është ai në të vërtetë fajtor për zhdukjen e saj?

Carlos Ruiz Zafón — ’The Shadow of the Wind’- Novela zë vend në 1945 në Barcelonë, kur karakteri kryesor një djal 10 vjeçar gjen një libër misterioz që ndryshon jetën e tij. Për 20 vite ai dëshiron të zbulojë misterin, duke takuar njerëz të ”pazakontë” gjatë rrugës.

Neil Gaiman — ’American Gods’- Kjo është një novelë për perënditë që sjellen nga Amerika nga njerëzit e ndryshëm në mbarë botën, duke folur pë vdekjen, dhe realitetin në mënyrën më të detajuar të mundshme.