13:03 / 21.01.2020
Isa Mustafa deklarohet para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka preferuar të flasë mbi qëndrimin e LDK-së pas mandatimit të Albin Kurtiti për kryeministër dhe rrjedhën e afatit 15 ditësh Kushtetues për formimin e Qeverisë.
I pari i LDK-së tha së të gjitha këto do t’i diskutojnë në mbledhjen e kryesisë të ditës sotme.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar dje si mandatar për kryeministër Albin Kurtin, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.























