Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Ardian Hoxha, sipërmarrës i cili do të flasë rreth motivimit për sukses.

Për efektin e tarifës 100% në Industrinë e Prodhimit  Forum Ekonomik në Davos, do të flasë i ftuari Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve.

Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, i cili do të flasë për trajtimet, kushtet, investimet dhe për natalitetin.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme