Portreti i Van Gogh, studiuesit: Është vepër origjinale e piktorit
Sharr Travel

Portreti i Van Gogh, studiuesit: Është vepër origjinale e piktorit

Një portret i rrallë i Vincent van Gogh, i cili për dekada me radhë është konsideruar si jo origjinal, është në fakt vepër autentike e mjeshtrin holandez.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pas kërkimeve 6-vjeçare. Aktualisht i ekspozuar në muzeun e “Van Gogh” në Amsterdam, piktura vlerësohej si origjinale deri në vitin 1070-të, kur ekspertët ngritën dyshime mbi teknikat e pazakonta dhe zgjedhjen e ngjyrave.

Studiuesi Louis van Tilborgh përmend si devijim nga stili i zakonshëm, nuancën e jeshiles së errët te flokët, të cilën piktori nuk e përdorte zakonisht. Por sipas tij, kanavaca, pigmentet dhe detajet e tjera ishin tipike për mjeshtrin holandez.

“Vetmja gjë e pazakontë janë ngjyrat e errëta në portret, të cilat sipas pikëpamjes sonë është përdorur për të treguar se kemi të bëjmë më një person të sëmurë”, tha Louis Van Tilborghe.

Muzeu i Van Goghut në Amsterdam tha se me shumë gjasë kjo është e vetmja vepër e piktorit, e realizuar gjatë një episodi psikotik verën e vitit 1889-të, kur ai u shtrua në spital, në qytezën franceze të Saint Remy.

Van Gogh ka luftuar me problemet mendore përgjatë gjithë jetës së tij dhe u vetëvra me armë zjarri në 1890-tën kur ishte 37 vjeç./a2/