13:07 / 22.01.2020
Haradinaj: BE të vendosë për lëvizjen e lirë të kosovarëve
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën bëhet e ditur se biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta.
“Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendosë në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!”, sqaroi Haradinaj në Facebook.























