14:03 / 22.01.2020
Mbahet takimi i parë konsultativ i GP të AAK-së
Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur sot takimin e parë konsultativ, me ç’rast janë vendosur prioritetet dhe është shprehur gatishmëria për të dhënë kontributin e këtij grupi në avancimin e Kosovës.
"Një unitet dhe vendosmëri qe u shpreh sot brenda Grupit, është dëshmi se suksesi është i garantuar.Nga rezultatet e certifikuara të 6 tetorit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, AAK mori 13 mandate", thuhet në komunikatë.























