Thaçi uron presidenten e re të Greqisë
BKT
Lajme

Thaçi uron presidenten e re të Greqisë

President i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar presidenten e re të Greqisë, Ekaterini Sakellaropoulou.

Thaçi ka kërkuar forcimin e marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Urime Katerina Sakellaropoulou për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Greqisë. Kërkojmë të forcojmë marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të përqendruara aktualisht në integrimet euro-atlantike si dhe në shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe akademike”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Ndryshe, Parlamenti grek ka votuar dhe ka zgjedhur që në raundin e parë në mesditën e së mërkurës me shumicë votash 261 nga 294 deputetë të pranishëm, gruan e parë në postin e Presidentit të Republikës së Greqisë


MË SHUME NGA Lajme