Grenell: Duam avancim në ekonomi në Kosovë dhe në Serbi
BKT
Lajme

Grenell: Duam avancim në ekonomi në Kosovë dhe në Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, ka thënë se Uashingtoni dëshiron të shohë avancim në ekonomi në Kosovë dhe në Serbi.

Ai ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Presidenti Trump është i përqendruar për zgjidhjen e këtij problem duke mos shikuar prapa dhe duke mos lejuar bllokada që lidhen me të kaluaren. Duam të shohim avancim në ekonomi, në Kosovë e Serbi, në gjithë rajonin”, ka theksuar ai. “Ne çfarë mundohemi të bëjmë këtu është që të kuptojmë se këto probleme të gjata kanë nevojën e përqëndrimit nga njerëzit, që njerëzit duhet të japin punë, zhvillim ekonomik, njerëzve që e meritojnë, popullit të Kosovës, i cili e meriton të ketë vende të reja të punës dhe një të ardhme të ndritur”.

Grenell ka thënë se çfarë po mundohen të bëjnë është që të shikohen të gjitha çështjet, të cilat kanë mbetur në tryezë dhe që kanë të bëjnë me ndikim ekonomik. “Ne do t’i shtyejmë ato, dy qeveritë, edhe në Kosovë e edhe në Serbi, për të avancuar me punë. Komuniteti i biznesit në SHBA, komuniteti i biznesit në Evropë, do të donte që të vinte në këtë rajon në një masë më të madhe, por kjo nuk mund të bëhet sepse ka konflikt nga estabilishmenti politik”, ka thënë ai. “Çfarë unë mundohem të bëjë është për të shtyrë disa projekte të ndryshme. Kemi disa ide, të cilat do t’i shtyejmë dhe të cilat do të krijojnë disa energji, shtyetje ekonomike dhe më në veçanti vende pune me pagesë të mirë”.

Ai ka thënë se nevojitet zhvillimi ekonomik. “Pra kjo nevojitet, zhvillim ekonomik, dhe siç e thashë, presidenti Trump ka qenë i përqëndruar, dhe duke pasur një ekonomi vibruese dhe njerëz që marrin pjesë në ekonomi në një mënyrë të re. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu, nuk do të përfshihem në diskutimet politike. Unë dëshiroj që të avancojnë edhe Kosova e edhe Serbia, në një drejtim të një kuptimi më të gjërë të punës së përbashkët”, ka theksuar ai.


MË SHUME NGA Lajme