22:43 / 22.01.2020
Juve çon të “shpija” Romën, kualifikohet në gjysmëfinale
Juventusi vazhdon me formën e mirë edhe në Kupën e Italisë.
“Zonja e Vjetër” mposhti Romën, me rezultat 3-1, sonte në Torino, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo (26’), zhbllokoi lojën, duke kaluar juventinët në epërsi prej 1-0. Bentancur (38’) ngriti avantazhin e nikoqirëve në 2-0, derisa Bonucci (45’), realizoi për golin e tretë, kurse, golin e vetëm për “romakët” e shënoi Buffon (autogol).
Juve kalon në rundin tjetër të garave, ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Torino-Milan.























