Burnley “turpëron” “Djajtë e Kuq” midis ‘Old Traffordit”
BKT
Sport

Burnley “turpëron” “Djajtë e Kuq” midis ‘Old Traffordit”

Manchester United “turpërohet” në “Old Trafford” (0-2) nga Burnley, duke mos përfituar nga ndalesa e Chelsea-t në derbin e Londrës me Arsenalin (2-2).

“Djajtë e Kuq” pësuan nga një gol në çdo pjesë, pa mundur ta tundnin rrjetën e kundërshtarit, në një sfidë që konsiderohej e lehtë në letër, por që në realitet rezultoi një makth i vërtetë.

Në minutën e 39-të, një top i gjatë i hedhur në zonën gjeti kokën e Mee, i cili nxori në pozicion gjuajtje Wood fare pranë zonës së portierit, me de Gean që nuk mund të bënte asgjë, 0-1.

Në të 56’ erdhi goli i dytë i skuadrës mike, pas një kombinimi fantastik, që u përmbyll me “perlën” e Rodriguez që përfundoi në trekëndësh.

Manchester United renditët e pesta me 34 pikë, kurse, Burnley zë vendin e 14-të me 27 pikë të grumbulluara.