PSG në finalen e Kupës, e pret rivali i vjetër
BKT
Sport

PSG në finalen e Kupës, e pret rivali i vjetër

PSG ka fituar pastër 0-3 në fushën e Reims dhe është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Ligës.

Braziliani Marquinhos hapi serinë e golave në minutën e nëntë. Mbrojtësi realizoi me kokë pas një krosi të Neymar, teksa pas gjysmë ore lojë erdhi dyfishimi.

I pafat N’Clomande që devijoi në portën e tij gabimisht një kros nga krahu i majtë. Vendasit mbeten me një lojtar më pak 16 minuta përpara fundit të ndeshjes dhe kampionët e Francës realizuan edhe golin e tretë me anë të Kouassit.

PSG do të përballet në finale të këtij kompeticioni me Lyon, që ia doli të eliminonte Lille mbrëmjen e kaluar pas goditjeve të penalltive.