Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Eglantina Avdiu, mentore në BONEVET dhe Gresa Bajraktaraj, të cilat do të na njoftojnë për “LEGO ROBOTIKA”.

Për projektin "Rinia për Kosovën" do të flasë i ftuari Ferdinand Nikolla, koordinator i projektit.

Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Muhamed A. Krasniqi, koordinator, i cili do të flasë për konferencën “Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike”.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme