Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Visar Sadiku, psikolog, i cili do të na njoftojë për ndikimin në mësim i mungesave në shkolla.

Për epitech, Akademi e Kodimit do të flasë i ftuari Armend Tahiraj, drejtor i përgjithshëm i "Epitech Ballkan".

Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Arta Agani, drejtoreshë e galerisë, e cila do të flasë për programin e Galerisë Kombëtare të Kosovës për vitin 2020.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme