AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore
BKT
Lajme

AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, bashkë me anëtarët e kryesisë Meliza Haradinaj Stublla dhe Selim Selimi, pritën në takim delegacionin e Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve kryesuar nga eurodeputetja gjermane Viola von Cramer.

Në këtë takim delegacioni i BE-së dorëzoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në Kosovë, dhe u diskutua për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë edhe ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave paszgjedhore.

Sipas komunikatës, AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend. 


MË SHUME NGA Lajme