Kurti pret ambasadorin e ri italian, flasin për situatën politike
BKT
Lajme

Kurti pret ambasadorin e ri italian, flasin për situatën politike

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar për situatën aktuale politike në vend me ambasadorin e ri të Italisë, Nicola Orlando.

Vetëvendosje përmes një komunikate ka bërë të ditur se ambasadori italian është njoftuar edhe për përpjekjet e formimit të institucioneve të reja të Republikës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, së bashku me deputeten Albulena Haxhiu priti sot në një takim njoftues ambasadorin e ri Italian, z. Nicola Orlando

Me ambasadorin z. Orlando bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në vend, me ç’ rast e njoftuam edhe për përpjekjet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për formimin e institucioneve të reja të Republikës.

Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme