19:43 / 23.01.2020
Grenell në Beograd: SHBA-ja s`ka shumë kohë për dialogun Kosovë-Serbi
Ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, gjatë vizitës së tij në Beograd ka thënë se SHBA-ja nuk ka shumë kohë në dispozicion që të merret me Kosovën dhe Serbinë.
“Vërej energji pozitive në të dyja anët, por duhet të them se sa i takon SHBA-së ka mbetur shumë pak kohë. Presidenti Trump nuk do të më lejojë ta bëjë këtë punë gjatë nëse nuk do të ketë përparim. Ne nuk dëshirojmë ta humbim kohën tonë”, ka thënë ai, transmeton “REL”. “Kam thënë edhe në Kosovë se taksa duhet të hiqet, por njëkohësisht do të insistoj që edhe Serbia ta ndalojë kampanjën e tërheqjeve të njohjeve për Pavarësinë e Kosovës. Kjo duhet të ndodhë në të njëjtën kohë dhe që të jem i sinqertë duhet të ndodhë sa më parë”.























