Ramush Haradinaj arsyetohet për mostakimin me Grenell , fola në telefon
Ambasadori amerikan Grenell takoi liderët e forcave kryesore politike, por jo kryeministrin dhe shefin e AAK Ramush Haradinaj.
Haradinaj vazhdoi duke thënë se nuk do ta heqë taksën për t’i fituar zgjedhjet Vucic, por ai do ta hiqte atë kur Serbia ta njohë Kosovën.
“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën- tha Haradinaj. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova”, ka thënë kryeministri në detyrë në Top Channel.
Ai zbuloi se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së ambsadorin Richard Grenell, me të cilin thotë se ka diskutuar për disa çështje për Kosovën.
Ai është pyetur përse nuk u takua më ambasadorin amerikan, ndërkohë që kreu i Qeverisë në detyrë tha se gjërat u diskutuan në telefon.
“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, ka thënë Haradinaj.























