22:24 / 23.01.2020
Bayern Munich e kërkon mbrojtësin e Leipzing
Klubi i famshëm gjerman, Bayern Munich është duke menduar për ndryshime në skuadër.
Sipas mediave gjermane, “Bavarezët” fillimisht janë duke menduar për repartin e mbrojtjes.
Mbrojtësi i Leipzig, Dayot Upamecano është objektiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Dayot Upamecano është duke bërë një sezon te madh me Leipzing, dhe tashmë ai është duke u vëzhguar disa klube evropiane, por duket se Bayern Munich është futur seriozisht në garë për lojtarin, transmeton Scanner.
Siç raportohet, krerët e klubit nga “Alianz Arena” tashmë kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit për të nisur negociatat për transferimin e mundshëm te Dayot Upamecano në Munich.























