Gordan Bakota, e viziton ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajn

Gordan Bakota, e viziton ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajn

Ambasadori i ri i Republikës së Kroacisë në Berlin, Gordan Bakota sot ishte për Vizitë njoftuese në Ambasadën e Republikës së Kosovës.

Bakota u prit nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Kroacia është duke udhëhequr Presidencën e BE-së dhe Kosova sheh në shtetin mik një përkrahës drejt integrimeve europiane.

Kjo vizitë shihet si thellim i raporteve fqinjësore mes dy shteteve që viteve të fundit kanë patur bashkëpunime të vazhdueshme.