Njëmbëdhjetë ditë kohë për mandatarin, skepticizëm për formimin e qeverisë

Njëmbëdhjetë ditë kohë për mandatarin, skepticizëm për formimin e qeverisë

Edhe njëmbëdhjetë ditë kohë i kanë mbetur mandatarit për kryeministër, Albin Kurti që t’ia paraqes për votim kabinetin e tij qeverisës, Kuvendit të Kosovës.

Por derisa ditët po kalojnë, ka fare pak shpresë për një marrëveshje politike për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Ultimatumet, ofertat dhe kundër-ofertat ndërmjet njëra tjetrës, për analistët politikë janë një dëshmi se dy partitë po mendojmë më shumë në atë se qysh t’ia paraqesin qytetarëve dështimin e jo koalicionin qeverisës.

Profesori universitar, Behlul Beqaj thotë për KosovaPress, se kjo çështje duhet të marrë një epilog qysh këtë javë.

Analisti politik Faton Abdullahu thotë se barrikadimet e dy partive në qëndrimet e tyre, nënkupton se ato janë duke bërë kalkulime tjera dhe jo atë të formimit të koalicionit qeverisës.

 

Pesimist për një koalicion të tillë qeverisës u shpreh për KosovaPress edhe analisti tjetër, Rasim Aliaj, i cili thotë se gjasat në rrethanat e tilla për bashkëqeverisje mes VV-LDK- janë të vogla.

Menjëherë pas rrjedhës së afatit kushtetues për formimin e qeverisë, lideri i LDK-së i vendosi një afat për bashkëqeverisje.

Sipas tij, deri në fundin e kësaj jave do të presin Lëvizjen Vetëvendosje t’i përgjigjen pozitivisht ofertës së tyre, ku parashihet marrja e kryeparlamentarit për një vit, pesë ministri dhe zotimi për emërimin e presidentin nga radhët e tyre./KosovaPress/