Roma këmbëngul për Januzajn
BKT
Sport

Roma këmbëngul për Januzajn

Drejtuesit e Romës janë të vendosur për të afruar një lojtar që do të zëvendësonte të dëmtuarin Zaniolo.

Emri më i përfolur është ai i Adnan Januzajt, i cili po bën një sezon pozitiv me Real Sociedadin. Drejtues të Romës udhëtuan drejt Spanjës për të arritur një marrëveshje me klubin nga San Sebastiani. Oferta e parë e klubit nga kryeqyteti Italian është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro, ndërkohë që spanjollët kanë kërkuar edhe 800 mijë euro për huazim e më pas 12 milionë në rast se italianët do të vendosin të blejnë kartonin e lojtarit me origjinë nga Kosova.