Andrews premton mbështetje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Andrews premton mbështetje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së Jorgan K. Andrews ka vizituar sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, me c’rast tha se shikojnë mundësinë për të vazhduar mbështetjen për këtë Akademi.

Ai deklaroi se është i impresionuar me punën që bëhet në këtë akademi, derisa theksoi se është shumë pozitive integrimi i grupeve etnike dhe gjinore në këtë akademi.

“Ambasada Amerikane në Kosovë është një partner krenar i kësaj Akademie për shumë vite. E kemi pasur këtë bashkëpunim  prej fillimit dhe Departamenti i Shtetit që unë e përfaqësoj po ashtu edhe kolegët e mi nga departamenti i drejtësisë punojmë shumë ngushtë së bashku që ta mbështesim angazhimin e Akademisë për të ofruar profesionalizmin dhe trajnime më të mira për forcën e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Kurse, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se ndjehen të nderuar me vizitën që u është bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, derisa ka potencuar se Byroja Ndërkombëtarëve e Narkotikëve është pothuajse donatore kryesore e Akademisë.

"Jemi shumë të lumtur që Byroja Ndërkombëtarëve e Narkotikëve është donatore pothuajse kryesore e Akademisë. Patëm sot këtë rast dhe fat të jetë zëvendëssekretari i shtetit këtu në Akademi", tha ai.

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së Jorgan K. Andrews ka vizituar edhe kadetët në Akademinë e Sigurisë Publike, ku ka parë nga afër trajnimet që bëjnë për t’u aftësuar për mbrojtje dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët.

Ai duke iu drejtuar kadetëve tha se qytetarët presin shumë nga ta dhe se i pret një punë e cila nganjëherë është shumë e rrezikshme.

"Vlerësoj që kjo besueshmëri do të jetë më e rëndësishme dhe më e lartë për zyrtarët policorë. Shoqëria iu beson shumë dhe natyrisht që pritshmëritë ndaj jush janë shumë të mëdha dhe shoqëria nga ju pret që t'i mbroni, po natyrisht që ndonjë kriminel që të mos dëmtojë dikë. Nganjëherë është një punë shumë e rrezikshme", deklaroi ai.

Ai po ashtu nga zyrtarët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është njoftuar me sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë që ofrojnë në trajnimin e kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës