Vuçiqi për kërkesën e Grenell: S`e pranoj barazimin e çnjohjeve me taksën
Sharr Travel

Vuçiqi për kërkesën e Grenell: S`e pranoj barazimin e çnjohjeve me taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas kërkesës nga Richard Grenell.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me emisarin e Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë nuk ka bisedime të lehta, por ai ishte mirënjohës që Grenell i kuptoi nevojat e Serbisë.

Vuçiq theksoi se nuk e pranon shenjën e barazisë midis tërheqjes së njohjes dhe tarifave të Prishtinës.

“Kemi biseduar edhe për atë që e quajnë fushatë kundër njohjeve të Kosovës. Për ne është e rëndësishme dhe disa herë i kemi ofruar Kosovës marrëveshje që të pushohet aplikimi në pranim në organizata ndërkombëtare në mënyrë që të ndalojë angazhimi ynë, por ata vazhdimisht e kanë refuzuar”, deklaroi Vuçiq para mediave.

“Nuk e pranoj shenjën e barazisë mes tërheqjes së njohjeve dhe taksës nga Prishtina. SHBA e njohin Kosovën, nga ne kërkohet ta njohim por ne kemi qëndrime të tjera, janë normale”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Aktuale