Edhe Klopp “fiksohet” pas yllit te Napolit, gati 60 milionë euro
Sharr Travel

Edhe Klopp “fiksohet” pas yllit te Napolit, gati 60 milionë euro

Nuk preferohet shumë nga Genaro Gattuso, por mesfushori Fabian Ruiz ka adhurues të shumtë në Spanjë dhe tani edhe në Angli, ku Jurgen Klopp ka nisur punën për ta marrë te Liverpooli i tij në verën e ardhshme.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, sipas të cilave drejtuesit e “The reds” kanë nisur bisedimet me klubin napolitan dhe janë gati të paguajnë 60 milionë euro për të marrë kartonin e futbollistit.

Vlen të theksohet se Fabian Ruiz ndiqet me mjaft interes edhe nga Barcelona e Real Madrid, që duan ta rikthejnë në atdhe futbollistin, i cili spikati fillimisht me Real Betis, para se të transferohej te Napoli.