16:34 / 25.01.2020
Trepça ‘89 fiton me përmbysje miqësoren ndaj 2 Korrikut
Trepça ‘89 ka fituar miqësoren e sotme të zhvilluar në Mitrovicë ndaj 2 Korrikut.
Skuadra e 89-shit, bëri rikthim të madh në rezultat pasi ishte duke humbur 2-0.
Endrit Bahollit dhe Diellon Dragusha shënuan për 2 Korrikun duke i dhënë epërsinë dyshifrore prishtinasve.
Por, 89-shi reagon vetëm në 15 minutat e fundit duke shënuar tre gola të shpejt. Së pari Ylber Maloku gjeti golin e parë.
Kurse rezultatin më pas e barazoi Alban Tema ndërsa golin e fitores e shënoi Denis Sadiku.























