Kjo është deklarata e Gattusos para ndeshjes me Juventusin
BKT
Sport

Kjo është deklarata e Gattusos para ndeshjes me Juventusin

Napoli pasi rigjeti buzëqeshjen në Kupën e Italisë, pasi mundi Lazion duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Të Kaltrit po kalojnë një situatë të vështirë në kampionat, ku gjenden në vendin e 8 në renditjen tabelore.

Një sukses i mundshëm ndaj Juventusit, do të ishte një mundësi e mirë për Gattuson dhe skuadrën e tij të gjejë qetësinë.

“Duhet t’i japim vazhdimësi kësaj skuadre që e ka pasur probleme. Duket dora e Sarrit, por duhet të provojmë që të bëjmë një ndeshje të madhe. Dua futbollistë të motivuar në San Paolo, entuziazmi na ndihmon shumë”, tha Gattuso.

“Maksimovic nëse nuk ndodh asgjë do të jetë në dispozicion. Koulibaly ka kryer një stërvitje të diferencuar dhe shpresoj që ta kemi në dispozicion javën e ardhshme. Mertens është pak më mirë”, deklaroi Gattuso.