18:01 / 25.01.2020
Conte: Renditja e Cagliarit tregon forcën e tyre
Trajneri i Interit, Antonio Conte, mendon se sfida me Cagilarin nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Nerazurët” dhe Cagilari do të përplasen nesër në “San Siro” në kuadër të Serisë A. Tekniku italian mendon se kundërshtari i radhës është ekip i fortë më një trajner të aftë që di të përgatis mirë skuadrën.
“Renditja e Cagliarit tregon forcën e këtij ekipi. Kanë një kontingjent të pasur lojtarësh. Kanë një trajner të aftë dhe të përgatitur. Do të përballemi me një skuadër të fortë që po zhvillon një kampionat shumë të mirë”, tha Conte.
Ai është i bindur se të përzgjedhurit e tij do të zbresin në fushë për të bërë më të mirë.























