14:32 / 26.01.2020
Cagilari i fortë për Interin
Cagilari është treguar shumë e fortë për Interin, duke shkëputur një pikë midis “San Siros”.
“Nerazurët” dhe Cagilari kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, të dielën në kuadër javës së 21-të në Seria A.
Skuadra e Cones edhe pse kishte dominim në terren, megjithatë, nuk ia doli të marrë më shumë së një pikë nga Cagilari, duke mos ia rrezikuar kreun e tabelës, Juventusit.
Martinez (29’), zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Interin në epërsi, derisa një pikë skuadrës mike ia siguroi Nainngolan (78’).
Interi mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Juventus, kurse, Cagilari renditet e shtata me 30 pikë të grumbulluara.























