18:37 / 26.01.2020
19 vjeçari theret me thikë, vdes në spital, arrestohen dy të dyshuar
Një djalë 19 vjeçar ka vdekur sot pasi është therur me thikë në një lagje të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e këtij qyteti në një përgjigje për Express.
“Viktima ka ndërruar jetë në spital rreth pas orës 16. Ka pasur një përleshje mes tre personave ku është përdorur edhe thika”, ka thënë Shaban Osmanollaj.
Policia ka arrestuar të dyshuarit derisa po vazhdon intervistimi i tyre.























