Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Selvete Krasniqi, gazetare, e cila do të na njoftojë për "Post Grammy 2020".
Kurse e ftuar e radhës do të jetë Majlinda Aliu, gazetare, e cila do të flasë për eliminimin e plastikës për një përdorim.
Për librin ”Kulturë Gjuhe e Komunikim dhe Gramatikë Drejtshkrimore”, do të na njoftojë Qemajl Murati, studiues i gjuhës shqipe.
Ndërsa në një lidhje drejtpërdrejt do të jetë Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje "Bet Israel Kosova", i cili na njofton me rastin e ditës ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit.
Po në një lidhje të drejtpërdrejt por nga Ferizaj do të paraqitet Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të na njoftojë se çfarë moti na pret ditëve në vijim.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























